Qindra qytetarë pajisen me dokumente identifikimi brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë.
Mirëpo, një gjë e tillë ka qenë e pamundur ditëve të fundit, për shkak se një nga pajisjet që ndihmon në personalizim të dokumenteve, ka qenë jashtë funksionit.
Kjo ka ndikuar që qytetarët të mos e marrin shërbimin si duhet.
Disa qytetarë janë shprehur të pakënaqur me shërbimin.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se problemi me pajisjen ka zgjatur tri ditë dhe se nga e enjtja ka vazhduar procesi i rregullt i pajisjes me dokumente.
Për ta shikuar storien e plotë klikoni këtu.