Paysera Kosova: Nga digjitalizimi i pagesave kosovarët kursyen 448,425 euro

Paysera Kosova: Kosovaret kursyen 448,425.58 euro nga qarkullimi i 47 milion euro të 20,006 transfere ndërkombëtare të realizuara përmes Paysera prej 1 Janar 2021. 

Paysera Kosova ka shkelur pragun e mbi 20 mijë instalimeve të aplikacionit të vet për klientat kosovarë duke kryer 20,006 transfere ndërkombëtare nga 1 Janari 2021.

Kompania ka arritur që të fitojë besimin e klientëve të biznesit dhe atyre privat për transfer të hollave kështu duke ulur dukshëm edhe shpenzimet për transferet e parave. Gjithashtu, Paysera ka mundësuar lidhjen e llogarive të kosovarëve në Payera me gjigantë të ndryshëm botërorë në fushën e fintekut. Kompania i ka mundësuar qytetarëve të kosovës që të lidhin kuletat e tyre digjitale me Apple Pay, Google Pay, Samsung Pay, si dhe me fintech të tjerë si Payoneer dhe Wise.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo ja ka lehtësuar kosovarëve profesionistë të pavarur të IT-së të punojnë në tërë botën dhe të marrin pagesat shpejtë dhe lirë në Kosovë”, kanë thënë në kompani.

Ulja e shpenzimeve 

Paysera ofron transferet e parave me çmim prej 3 eurosh në Bankat e Bashkimit Evropian, Zvicërr e Britani dhe 7 -10 Euro për vende të tjera të pa marrë parasysh shumën e parave. Paysera Kosova ka arritur që një shpenzim që ka kushtuar minimum 15 Euro në banka, ta ulë pesë fish në 3 – 4 Euro.

Nga transferet e realizuara klientët e Paysera Kosova kanë kursyser afer 400 mijë euro të cilat do të shkonin nëpër tarifa bankare.

Jo vetëm çmim

“Paysera nuk na ka ofruar vetëm ulje të shpenzimeve por edhe shërbim të mirë dhe të shpejtë në transfere. Teknologjia e Paysera është e avansuar dhe lehtë e përdorshme”, ka thënë Vigan Disha, Drejtor i Odës Ekonomike Kosovaro -Zvicrane dhe klientë i Paysera Kosova.

Në anën tjetër Bashkim Zeqiri CEO i kompanisë kosovare dhe nënpresident i Grupit Paysera, ka thënë se shërbimet e kompanisë vetëm sa do të zgjerohën në Kosovë dhe në rajon.

“Tashmë Paysera Kosova ofron konvertim të Euros në Lek dhe transfer të Lekëve për 50 ALL, pra më pak se 1 euro. Pas zbatimit të projektit me Shqipërinë Paysera do të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit”, ka thënë ai. Ne inkurajojmë qytetaret e Kosovës të shfrytëzojnë mundësitë e jashtëzakonshme që ofron Paysera duke përdorë keto mundësi në zhvillim të biznesit, shërbime më të shpejta dhe një ‘cash flow’ më efektiv në ndërmarrjet e tyre.

“Gjitashtu me kompanitë e zhvillimit të software për kontabilitet dhe pika të shitjes në Kosovë si KUBIT dhe STOM, kemi integruar pagesat me kod që tashme është duke funksionuar në disa vende në Kosovë”, ka shtuar Zeqiri dhe që pritet tregtar të caktuar të zbatojnë këtë metodë të re të avancuar të pagesave. Dallimi me shërbimet e ofruara nga bankat është tarifa 100% më të lira dhe paratë instant dhe të lira në llogarinë kolektuese të tregtareve.

“Projektet e ardhme të Paysera Kosova janë: bankomatet, pikat për kesh, e-commerce, IBAN adresa në Zvicërr dhe vende të tjera, lokacion I ri me hapësira për Shërbimin ndaj Klientit dhe shumë produkte të tjera!”, ka thënë Zeqiri. /Buletini Ekonomik/