Punëtorët e Postës së Kosovës nuk janë pjesë e grevës së punëtorëve të sektorit publik

Ndërmarrja publike "Posta e Kosovës"

Posta e Kosovës ka reaguar sot ndaj artikullit të “Buletini Ekonomik”, të publikuar sot, më 25.08.2022, me titull “Fillon greva e punëtorëve të sektorit publik”, me imazhe të sportelit të Postës së Kosovës.

Në njoftimin e tyre, thuhet se sportelet e Postës së Kosovës që ndodhen në ndërtesën komunale të Prishtinës, janë duke kryer shërbime ndaj qytetarëve dhe nuk janë pjesë e grevës, siç janë paraqitur imazhet në këtë artikull.

Sqarim nga redaksia e Buletinit Ekonomik:

Reklama e sponzorizuar

Ju njoftojmë se fotografia e publikuar sot në artikullin e botuar në Buletini Ekonomik me titull “Fillon greva e punëtorëve të sektorit publik”, me imazhe të sporteleve të Postës së Kosovës, ka qenë vetëm një lëshim teknik, dhe asesi me ndonjë qëllim për ta dëmtuar imazhin e Postës së Kosovës.