Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti

Një temë mjaft shqetësuese është ngritur këto muajt e fundit, duke thënë se Evropën e pret një dimër i vështirë për sa i përket energjisë elektrike, e kjo pritet të ketë ndikimin edhe në Kosovë.

Ndërkaq, tashmë qytetarët kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet për mënyrat se si pritet të kalojnë stinën e dimrit me ngrohje, ndërsa edhe pse në dimër, kanë filluar edhe reduktimet e energjisë elektrtike.

Ndryshe, aq më afër stinës së dimrit rritet edhe nevoja për ngrohje, por vitet e kaluara qytetarët kanë pasur thuajse më shumë alternativa për ngrohje, por këtë vit nuk u ka mbetur shumë alternativa.

Reklama e sponzorizuar

Një gjë e tillë pasi që thëngjilli tashmë është i ndaluar pasi konsiderohet si njëri ndër shkaktarët më të mëdhenj për ndotjen e ambientit, kurse qytetarëve si zgjidhje për ngrohje i ka mbetur vetëm druri, e që blerja e tyre këtë vit do t’i kushtojë më shtrenjtë.

Vitin e kaluar një metër dru kushtonte diku rreth 45 euro, ndërkaq këtë vit në një nga pikat shitëse në vendin tonë, aktualisht një metër dru kushton deri në 58 euro.

Po ashtu, përveç metrës së drurit, rritje ka pësuar edhe peleti, ku një ton pelet në tregun tonë kishte çmimin deri në 420 euro.

Qytarët për RTK-në kanë thënë se mbesin me shpresë se kjo situatë do të kalojë dhe do të bëhet një zgjidhje e përballueshme.

Sa i përket rrymës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ditë më parë ka thënë se Evropën po e pret një dimër i vështirë sa i përket energjisë elektrike, ku ndikim do të ketë edhe në Kosovë. Rizvanolli ka thënë se do t’i marrin disa masa që shkojnë në dobi qytetarëve, por ato ende nuk janë bërë publike.