Sa kushton çmimi i espressos nëpër qytetet europiane? Travelbook tregon edhe për Prishtinën

Ka një diferencë çmimi prej 3.30 eurosh mes espressos më të shtrenjtë dhe atij më ekonomik.

Studimi vjen nga revista gjermane Travelbook, që analizoi çmimet në 42 qytete të Kontinentit të Vjetër.

Në Europë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin.

Reklama e sponzorizuar

Revista e udhëtimeve Travelbook u përpoq të kuptojë se sa kushton një filxhan kafeje në Europë. Për indeksin e saj “Espresso-Index” u analizuan dhe krahasuan më shumë se 400 menu në 42 qytete.

Sa kushton ekspresi në Europë?

Në shumë kryeqytete evropiane, një espresso mund t’ua lërë gojën të hidhur. Në Kopenhagë, Paris, Oslo apo Bruksel, një espresso mund të kushtojë edhe 4 euro.

Duhet të bëjmë një saktësim. Bëhet fjalë për çmime mesatare, pasi kafeja mund të kushtojë edhe më shumë.

Cilat janë qytetet ku një kafe kushton më pak?

Sa më në lindje, apo në jug të shkoni, aq më i ulët është çmimi i një filxhan kafeje. Çmimi i një kafe espresso është veçanërisht ekonomik në Gadishullin Ballkanik apo atë Iberik.

Kafeja më e shtrenjtë – Kopenhagë, Danimarkë

Danimarka është vendi ku kafeja kushton më shtrenjtë në Europë, mesatarisht, 4 euro.

Bernë, Zvicër

Për një filxhan kafe në qytetin zviceran do të shpenzoni mesatarisht 3.96 euro.

Reikjavik, Islandë

Në kryeqytetin islandez, Reikjavik, kafeja kushton 3.16 euro.

Paris, Francë

Një ekspres në një bar në Ville Lumière kushton mesatarisht 2.87 euro.

Monako, Montekarlo

Në kryeqytetin e Principatës, një filxhan kafeje kushton mesatarisht 2.85 euro.

Vjenë, Austri

Çmimi për një espresso në kryeqytetin austriak, sipas Espresso-Index të revistës gjermane Travelbook, kushton 2.75 euro.

Londër, Britani e Madhe

Në kryeqytetin anglez, do të shpenzoni mesatarisht 2.70 euro.

Stokholm, Suedi

Ndër qytetet ku kafeja kushton shumë është edhe Stokholmi, 2.68 euro.

Andorra la Vella, Principata e Andorrës

Në kryeqytetin e Principatës së Andorrës (me rreth 23 mijë banorë), një kafe kushton mesatarisht 1.10 euro.

Qyteti i San Marinos, San Marino

Çmimi për një espresso në San Marino është 0.98 euro

Luksemburg

Në kryeqytetin e Luksemburgut, kafeja kushton 2.66 euro.

Prishtinë, Kosovë

Një filxhan kafe në Prishtinë, në Kosovë, ku po zhvillohet Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, Manifesta 2022, kushton 0.90 euro.

Shkup, Maqedoni e Veriut

Në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, shpenzohen mesatarisht 0,89 euro.

Kafeja më e lirë – Tiranë, Shqipëri

Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të mirë, mesatarisht 0.70 cent, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagë, kryeqyteti i “kafesë së shtrenjtë”.

Romë, Itali

Sipas Espresso-Index të revistës gjermane “Travelbook”, në kryeqytetin italian, një kafe kushton mesatarisht 1.12 euro.

Lisbonë, Portugali

Në kryeqytetin portugez, kafeja kushton mesatarisht 1.13 euro.

Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë

Në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, një espresso kushton mesatarisht 1.15 euro.

Chișinău, Moldavi

Në kryeqytetin e Republikës së Moldavisë, në Europën Lindore, me thuajse 700 mijë banorë, kostoja e një kafeje është 1.17 euro.

Beograd, Serbi

Në kryeqytetin serb, një espresso kushton mesatarisht 1.19 euro./Monitor/