Serbia nuk e zbaton udhërrëfyesin

Fotografi ilustruese

Sikurse në të dy marrëveshjet e shkuara për Energjinë, atë të vitit 2013 dhe 2015, Serbia po vazhdon të mos u përmbahet afateve të planifikuara.

Udhërrëfyesi për energjinë ka ngelur së zbatuari në pikën 2.

Pika e parë që duhet të zbatohej brenda 7 ditësh për licencimit i kompanisë Elektrosever është kryer për dy ditë.

Reklama e sponzorizuar

Por puna ngeci në pikën 2, tash e dy muaj, Elektrosever i licencuar si furnizues, nuk i ka siguruar KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, nëpërmjet BE-së.

RTK ka pyetur në KEDS, nëse Elektrosever ka zbatuar pikën 2, zëdhënësi Viktor Buzhala, duke mos dashur ta komentojë këtë pjesë, ka sugjeruar që pyetja t?i drejtohet ZRRE-së, autoritet rregullues i të gjitha kompanive të përfshira në zbatim të udhërrëfyesit.

Sipas burimeve të RTK-së, Elektrosever nuk ka siguruar ende të dhëna për KEDS dhe KOSTT.

Udhërrëfyesi sipas marrëveshjes duhej të zbatohej brenda 100 ditësh.

Brenda 10 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroseveri do të nënshkruajë marrëveshje me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës.

Brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjeve të nevojshme teknike me KOSTT-in, Elektroseveri do të marrë Kodin e Identifikimit të energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga furnizimi me licencë.

Brenda 30 ditëve nga nxjerrja e Licencës për furnizim, KEDS dhe KOSTT duhej të kishin qasje në Nënstacionin Valaqit.

Brenda 45 ditëve nga dhënia e licencës për furnizim, KOSTT dhe KEDS, pas konsultimit me Elektroseverin, do të dorëzojë në ZRRE planin e investimeve dhe kostot e kërkuara të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në shqyrtimin e plotë të infrastrukturës ekzistuese.

Ndërsa, brenda 21 ditëve pas dorëzimit të planit të investimit, shpenzimeve të kërkuara të mirëmbajtjes e humbjeve të rrjetit, ZRRE do t?i aprovojë në parim këto plane, kosto dhe humbje.