Shqipëria është e 90-ta në listën e pasurisë së shteteve për kokë banori, bazuar në raportin e Bruto Produktit të Brendshëm, të përshtatur me Barazinë e Fuqisë Blerëse.
Shumica e shteteve më të pasura të botës janë edhe më të voglat: Pandemia ka prekur pak pasurinë e tyre.
Në listën e fundit, bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për prill të 2022-s, nga 192 shtete për të cilat është përllogaritur mesatarja vjetore për kokë banori në raportin GDP-PPP, Kosova është e 90-ta, me 17 mijë e 383 dollarë për kokë banori. Ajo është e parafundit nga shtetet e rajonit, në listën e “gfmag”. Kosova është e 105-ta, Maqedonia e Veriut e 78-ta, Mali i Zi i 69-ti e Serbia e 72-ta.
Çfarë mendojnë njerëzit kur flitet për shtetet më të pasura në botë? Bruto Produkti i Brendshëm (GDP) mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend. Gjithsesi, vetëm duke marrë për bazë shkallën e inflacionit dhe koston e mallrave dhe shërbimeve lokale mund të sigurohet pamja e qartë e standardit të jetesës. Rezultati është ajo që quhet “Barazia e Fuqisë Blerëse” (PPP). Përmes saj produkti i brendshëm bruto konvertohet në një valutë të vetme në mënyrë që përmes krahasimit të fuqisë blerëse të ketë përllogaritje më të saktë të pasurisë.
Luksemburgu, Singapori e Irlanda i prijnë listës së shteteve më të pasura për sivjet, pasuar nga Katari e Macao. Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe, Norvegjia, SHBA-ja e Brunei mbyllin top-dhjetëshen.