Swinto –  kompania zvicerano-kosovare që po synon ta fusë Kosovën në hartën globale të inovacionit

“Kosova ka potencial për të krijuar teknologji të avancuara të cilat mund të depërtojnë në çdo treg”. Kështu thotë në një intervistë për Buletinin Ekonomik, Alban Nevzati, Drejtor ekzekutiv në Swinto, një kompani zvicerano-kosovare që ofron shërbime financiare të shpejta dhe me kosto të volitshme.

Swinto që nisi si Start-up në vitin 2018 në Zvicër nga disa bankierë dhe ekspertë të teknologjisë me prejardhje nga Kosova, tashmë po shtrihet edhe në Kosovë me shërbimet e saj.

“Për ne është shumë me rëndësi të kuptohet se Swinto ka buruar nga Kosova”, thotë me këmbëngulje Nevzati, derisa shpalos qëllimet kryesore të kompanisë e që lidhen direkt me diasporën.

Reklama e sponzorizuar

“Potenciali i Kosovës për zhvillim në fushën e teknologjisë informative, është i jashtëzakonshëm dhe çdo ditë po lulëzon e po zhvillohet. Kësaj udhe, natyrisht i bashkangjitet Swinto, si inovacion i pamohueshëm në industrinë financiare, i cili krijon dhe mirëmban lidhje të ngushta në komunikimin financiar midis Kosovës dhe Mërgatës, mirëpo edhe ofron qasje në financa për të githë, në një mënyrë të sigurtë, të thjeshtë dhe me kosto minimale”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Buletini Ekonomik: Swinto që nga 20212-ta është e shtrirë edhe në tregun e Kosovës. A mund të na flisni për historikun e kompanisë,  çka përfaqëson Swinto në esencë?

Alban Nevzati: Swinto është themeluar në Zvicër në vitin 2018, kurse licensën nga Banka Qendrore e Kosovës e ka marrë në Gusht të vitit 2021. Lansimi i platformës financiare Swinto është bërë në muajin Maj 2022. Ky është në parim historiku i shkurtër i Swinto, mirëpo është esenciale të kuptohet më shumë se çka konkretisht përfaqëson Swinto?

Si kompani, Swinto është themeluar nga bankierë dhe ekspertë të teknologjisë me prejardhje nga Kosova dhe me banim në Zvicër dhe Angli. Secili prej nesh, e kemi parë dhe e kemi jetuar vështirësinë e komunikimit financiar midis diasporës dhe vendeve tona. Vështirësia ka rrjedhë jo vetëm në aspektin e shpejtësisë dhe kostos së kryerjes së shërbimeve financiare, mirëpo edhe në aspektin e qasjes në financa dhe në platforma lehtë të përdorshme. Kjo ka qenë pikënisja jonë. Pra, kemi konceptuar një platformë, e cila ofron shërbime financiare të cilat janë të shpejta, të volitshme ose pa kosto, të qasshme nga kushdo dhe lehtë të përdorshme. Krejt duke u ofruar me standardet më të larta të sigurisë së informacionit dhe përdorimit.

Buletini Ekonomik: Çka do të thotë “të jesh pjesë e një ekosistemi financiar miqësor”, siç e përshkruani moton e kompanisë?

Alban Nevzati: Kjo moto ngërthen në vete dy komponente shumë me rëndësi. E para, do të thotë se këtu flasim për një gjithëpërfshirje financiare, të cilën ne e quajmë Swinto Ecosystem, në të cilin të gjithë pjesëmarrësit kanë benefite. E në anën tjetër, ekosistemi jonë financiar është miqësor, si në aspektin e lehtësisë në përdorim, si në atë të qasjes ndaj përdoruesit, konkurrentit apo rregullatorit. Ekosistemi jonë ofron benefite për secilin individ dhe secilin biznes që vendos të bashkëpunojë me Swinto, mirëpo në anën tjetër, ndër parimet themelore të kompanisë është edhe gjithpërfshirja financiare, që në fund sjell benefite për tërë spektrin shoqëror në vendet ku operojmë.

Buletini Ekonomik: Në Kosovë, përgjithësisht ka ekzistuar një sistem tradicional i pagesave, kryesisht  i bazuar tek sistemi bankar. Çka e dallon Swinton dhe pse mendoni se shërbimet e juaja janë risi në sektorin financiar në Kosovë?

Alban Nevzati: Shërbimet tona janë tërësisht inovative në treg, mirëpo kjo nuk nënkupton që ne jemi konkurrent në çdo veprimtari me bankat, të cilat mbulojnë shumë shërbime tjera, të cilat nuk janë në fushëveprimtarinë tonë. Në ekosistemin tonë të operimit, padyshim hyjnë edhe bankat komerciale, me të cilat ne synojmë bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët. Ne jemi institucion financiar jobankar, që specializohemi në ofrimin e disa shërbimeve të shpejta dhe të sigurta, dhe kryesisht pa kosto. Oferta jonë për transfere parashëh nga jashtë, pa kosto dhe në mënyrë instante, është risi, e cila ndihmon të gjithë përdoruesit. Kësisoj, individi përfiton kryerjen e shpejtë dhe pa kosto të shërbimit, biznesi përfiton klientelë të re që shfrytezon fondet përmes pagesave me QR Code, kurse banka përfiton një partner në Ecosistemin Swinto.

Buletini Ekonomik: A mund të na flisni pak për shërbimet kryesore që ofroni?

Alban Nevzati: Swinto ofron shumë shërbime inovative, ndër të cilat më të rëndësishmët janë transferet e menjëhershme dhe pa kosto të fondeve, konvertimet e valutave të ndryshme me kushte preferenciale, blerjet përmes QR Code pa kosto, transaksione në para të gatshme me kosto shumë të ulëta, etj. Qasja në Swinto dhe mirëmbajtja e llogarisë janë poashtu pa kosto, kudo dhe per këdo! Pra Swinto është një platformë financiare e cila u ofron klientëve të saj shërbimet më inovative dhe të sigurta në treg, dhe nuk e rëndon klientin financiarisht.

Buletini Ekonomik: Thoni se transferet e pagesave tek ju janë pa pagesë. A vlen kjo vetëm për diasporën në Zvicër, apo edhe për pagesat që kryhen brenda Kosovës? Në përgjithësi, a janë të volitshme tarifat që aplikoni për klientët e juaj?

Alban Nevzati: Ofruesit e shërbimeve të cilët e përdorin Swinto si formë e pagesës për produktet e tyre e bartin një kosto minimale të përdorimit. Përndryshe, hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë Swinto është pa pagesë, ashtu sikurse janë edhe transferet nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas. Pa kosto janë edhe të gjitha pagesat përmes QR Code, qofshin ato fizikisht apo online përmes e-commerce. E vetmja rrethanë ku konsumatori jonë paguan komision, është kur ata vendosin të tërheqin apo të deponojnë para të gatshmë në dhe nga Swinto, sidoqoftë, edhe ky shërbim ka kosto minimale dhe preferenciale në krahasim më shumë operatorë të ngjashëm gjithandej në Kosovë dhe nëpër botë.

Buletini Ekonomik: Dihet se një problem në Kosovë është shkalla e ulët e edukimit financiar tek klientët e sektorit financiar. Si FinTech, ju sigurisht aplikoni teknologji të avancuar. Si po priten produktet e juaja nga klientët në Kosovë?

Alban Nevzati: Kompania jonë mbështetet edhe në disa shtylla drejt kontributit ndaj përgjegjësisë sociale. Kështu, në jemi në vazhdimësi duke kërkuar mënyra dhe duke dizajnuar metoda biznesi dhe bashkëpunimi, të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të edukimit financiar. Një aspekt fundamental në këtë drejtim është gjithpërfshirja financiare për të gjithë individët pa dallime në aspektin social, e kjo vlen sidomos për gratë, të cilat sipas raporteve zyrtare, kanë ende problem në qasjen në financa. Të njejtave, ne iu ofrojmë qasje të shpejtë, të lehtë dhe pa kosto, në pranimin e transfereve si dhe mundësisë që ato fonde të shfrytëzohen për plotësimin e nevojave të tyre ditore financiare. Kjo qasje po pranohet shumë mirë nga audienca si dhe nga partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë, dhe në këtë drejtim do të punojmë pandalshëm.

Buletini Ekonomik: Sa është numri i klientëve që janë pjesë e SWINTO-s deri më tani dhe cilat janë synimet për të ardhmen?

Alban Nevzati: Siç e cekëm pak më herët, platforma financiarë Swinto është lansuar në fillim të sezonit veror, dhe që nga atëherë në kemi arritur të penetrojmë mjaftueshëm në treg. Ne poashtu jemi të vëmendshëm për klientët tanë dhe i çmojmë shumë vërejtjet, sygjerimet dhe propozimet nga përdoruesit, në mënyrë që platforma jonë të zhvillohet e perfeksionohet tutje duke përmbushur nevojat e klientëve tanë. Swinto për momentin operon në Zvicër dhe Kosovë, mirëpo së shpejti platforma do të lansohet në shtete tjera Europiane dhe në ato të Ballkanit Perëndimor.

Buletini Ekonomik: Në terma më të kuptueshëm, çka duhet të bëjë një klient për tu bërë pjesë e platformës suaj?

Alban Nevzati: Qasja në platformë është tejet e thjeshtë. Përdoruesi fillimisht duhet ta shkarkojë aplikacionin Swinto nga AppStore ose Google Play dhe të bëjë regjistrimin, i cili është tërësisht digjital dhe merr më së shumti 5 minuta kohë. Për të qenë në gjendje ta përdorë aplikacionin, përdoruesit i duhet të verifikohet, për çfarë ata duhet të japin të dhënat e tyre personale, të bëjnë një fotografi, të ngarkojnë letërnjoftimin apo pasaportën valide dhe të ngarkojnë një faturë mujore të shtëpisë/banesës, në mënyrë që të dëshmohet adresa e banimit. Pas këtij procesi, llogaria verifikohet dhe është e gatshme për përdorim.

Buletini Ekonomik: Kur thoni “Swinto synon ta fusë Kosovën në hartën globale të inovacionit”, çka nënkupton kjo?

Alban Nevzati: Kosova njihet për rininë e saj energjike dhe inovative në shumë sfera. Potenciali i Kosovës për zhvillim në fushën e teknologjisë informative, është i jashtëzakonishëm dhe çdo ditë po lulëzon e po zhvillohet. Kësaj udhe, natyrisht i bashkangjitet Swinto, si inovacion i pamohueshëm në industrinë financiare, i cili krijon dhe mirëmban lidhje të ngushta në komunikimin financiar midis Kosovës dhe Mërgatës, mirëpo edhe ofron qasje në financa për të githë, në një mënyrë të sigurtë, të thjeshtë dhe me kosto minimale. Për ne është shumë me rëndësi të kuptohet se Swinto ka buruar nga Kosova. Ne duam që të kuptohet gjithandej se Kosova ka potencial për të krijuar teknologji të avansuara të cilat mund të depërtojnë në çdo treg.

QR Code ku mund ta gjeni Swinto-n:

https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=565643397&attachment_id=1155445218646730&message_id=mid.%24cAABa80IbqJ-I4RBZWmCr8sNHYoaz