Ministria e Financave ka njoftuar se këtë të premtë është afati i fundit që përfituesit e skemave pensionale duhet të lajmërohen për verifikim.
Sipas tyre, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin dhe të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12 gusht 2022″, shkruan në njoftimin e Ministrisë.
Tutje, ata kanë kërkuar që të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre, ndonëse sipas tyre, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore./Buletini Ekonomik/