KEDS ka ndarë 9 hapa se si të ruhet energjia elektrike në sektorin e hotelerisë.
Sipas KEDS-it, hapi i parë është të shmanget ndriçimi elektrik e të përdoret ai natyreal, ndërsa hapi i dytë është të shmanget ndriçimi dekorativ.
Hapat tjerë janë:
-Përdorimi i gazit për gatim ulë dukshëm konsumin e energjisë elektrike. Nëse nuk përdorni gazin per gatim, atëhere mundohuni që furrën ta hapni sa më pak gjatë pjekjes.
-Ulni temperaturën e termostatit të bojlerit për disa gradë. Kjo do të zvogëlojë dukshëm konsumin dhe nuk do të vërehen ndryshime të mëdha gjatë përdorimit.
-Sipas mundësisë instaloni drita LED në të gjithë hotelin, sepse ato përdorin shumë më pak energji sesa llambat tradicionale inkandeshente dhe zgjasin më gjatë.
-Nëse keni mundësi instaloni sensor te lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh korridore, tualete).
-Fikni dritat ne salla të cilat nuk frekuentohen shumë nga njerëzit.
-Kondicioneri mund të harxhojë shumë energji në ditët kur temperatura është mesatare. Fikni atë, kur nuk është i nevojshëm.
KEDS thotë se si masë afatgjate mund të jetë instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit.