Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur dje seancën e njëmbëdhjetë në të cilën ka miratuar 17 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum.
Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i licencave të miratuara është 678 kW.
‘Sot, në ketë seancë Bordi ka shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji’, ka njoftuar ZRRE pas mbajtjes së mbledhjes.
Ndryshe, të gjitha vendimet e Bordit të Zyrës së rregullatorit për Energji do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.