Gerxhaliu: Pesë prioritetet që garantojnë zhvillim ekonomik për Kosovën

Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se mos zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ketë efekte negative ekonomike, sociale por mund të përshkallëzojë edhe në një katastrofë demografike.

Sipas tij, për ta ndryshuar këtë gjendje, duhet realizuar së paku pesë prioritete deri në vitin 2026.

Postimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Zhvillimi ekonomik i garantuar për Republikën e Kosovës deri në vitin 2026!

1.Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 600 MËh energji elektrike dhe avancohet investimi në energji të ripërtërishme!

2.Të nderohet me urgjencë një shkritore e metaleve në Stan Tërg në kuader të Kombinatit Trepaça dhe xehet e Kosovës të mos eksportohen si mbeturina por si produkte finale apo gjysëm finale me vlerë shumë të shtuar!

3.Të investohet në Fabriken e Akumulatorëve apo baterive për auto industri pasi që Kosova dhe xehet e saja posedojnë 3/4 e xeheve që gjenden në sistemin periodik të elementeve kimike të Mendelijevit!

4.Digjitalizim i avuncuar në çdo aspekt!

5.Edukim, edukim dhe vetëm edukim!

Të gjitha këto projekte dhe objektiva strategjike mund të arrihen me sundimin e rendit dhe ligjit që Kosovës është duke i munguar!