Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se është obligim i Qeverisë që të vendos për dialog të mirëfilltë me Sindikatën, në mënyrë që të zgjidhen të gjitha problemet me marrëveshje.
Murati rekomandon që të gjendet zgjidhje optimale që greva të përfundojë dhe të fillojë mësimi sa më parë.
Ai theksoi se nëse duhet bërë vërejtje Qeverisë, është për shkak të mospunës sepse vetëm 9% e buxhetit të investimeve kapitale janë shpenzuar deri në qershor.
“Po besoj që është obligim i Qeverisë i atyre që e kanë fituar pushtetin që me vendos krejt këtë proces në një proces të dialogut të mirëfilltë social në mënyrë që të gjitha këto probleme të zgjidhen në bashkëpunim edhe me marrëveshje. Kam përshtypjen që kryeministri shumë më herët të kishin vendosur këtë dialog ne sot nuk do të kishim një situatë të grevave. Është mirë që kanë filluar takimet në nivelin më të lartë. Rekomandoj që të gjendet zgjidhna më optimale që greva të përfundojë dhe mësimi të vazhdojë. I takon qeverisë të jetë fleksibile që të gjejë zgjidhje të duhur dhe jo të shkohet drejt konfliktit”, tha ai.
“Qeverisja e vendit është shumë komplekse dhe Qeveria merret me çështje që ne na preokupojnë çdo ditë. Unë kam përshtypjen se sot nëse duhet t’i bëjmë ndonjë vërejtje Qeverisë është për një lloj mos pune. Qeveria duhet të ketë projekte më aktive dhe të ketë investime konkrete. 9% të buxhetit të investimeve kapitale janë shpenzuar deri në qershor dhe kjo është situatë e patolerueshme për secilën Qeveri. Edhe opozitës ta kritikojë për projekte të caktuara sesa për mos punë”, vazhdoi tutje Murati.