Ministria publikon çmimet maksimale të produkteve të naftës për sot

Fotografi ilustruese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas Udhëzimit Administrativ të miratuar nga Qeveria për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, gjatë ditës së sotme, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (Dizel) është 1.68 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.35 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 euro për litër.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Ministrisë së Tregtisë, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 15/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Buletini Ekonomik/