Si vëlla nuk i ndihmoi, por as kërkesat si kryetar sindikate nuk është duke ia plotësuar. Më shumë para për sektorin publik, qeveria do të ndajë vetëm nëpërmjet ligjit për paga.
Projektligji ka dalë në diskutim publik, edhe pse nuk dihet saktësisht vlera e koeficientit, që është përfolur të jetë 120 euro.
Por, a mund ta përballojë buxheti i Kosovës një rritje të tillë?
Ekonomisti, Alban Hashani tregon se cilat janë përparësitë e këtij ligji, krahasuar me të vjetrin.
Qeveria nuk po ua jep mësimdhënësve 100 euro për ta ndërprerë grevën, por për Ali Sefajn nga BSPK është e çuditshme se si tash ekzekutivi nuk po i ka 100 euro, ndërkaq me ligj pritet të përfitojnë më shumë se aq.
Sefaj shton se shteti ka buxhet për t’i përmbushur kërkesat e tyre, pasi që me rritjen e inflacionit janë rritur edhe të hyrat shtetërore.
E nga PSD, Lirjan Perolli thotë se qeverisë po i mungon vullneti, e jo paratë.
Projektligji për pagat që nga kjo e enjte është vënë në diskutim publik.