Aksioni “Brezovica 6” u zhvillua në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Podujevë, meqë rast janë arrestuar shtatë persona.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku.
“Aksioni është duke vazhduar sot në Prishtinë ndaj tetë personave, janë bastisur 11 lokacione, prej tyre dy janë në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë. Tetë persona janë të pandehur, ndërsa janë arrestuar shtatë. Tre janë të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, një i KEDS-it dhe tre janë biznesmenë-investitorë”, tha Maloku për “Betimi për Drejtësi”.
I njëjti shtoi se aksioni është në përfundim dhe se ka filluar në ora 06:00.
Aksionin e sotëm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se i njëjti po realizohet në koordinim me organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.