ATK: 88.5 milion euro më shumë të hyra

Trendi i mirë i inkasimit të të hyrave ka vazhduar ta karakterizoj edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra kështu duke u realizuar 33.4 milion euro më shumë se plani ose 7.4%.
“Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milion euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milion euro apo 22.2%”, thuhet në komunikatën e ATK-së.