Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu është ankuar prapë për çmimin e peletit.
Ai, në Facebook, ka shkruar se një ton pelet kushton 480 euro.
Për të njëjtën çështje ai ka shkruar edhe më 13 korrik të këtij viti, ku ka thënë se një tol pelet atëherë ka kushtuar 400 euro, që i bie se për dy muaj çmimi i një toni pelet është rritur për 80 euro.
“Dallimet në çmime: Korrik 2021, një ton pelet 179 euro. Korrik 2022, një ton pelet 400 euro! A ka kush merret me prodhuesit dhe importuesit e peletit?”, ka shkruar ai”, ka shkruar ai më 13 korrik.