Hapet aplikimi për shtesa të fëmijëve që kanë lindur në vitin 2012

euro
Monedha Euro

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga sot shtesat për fëmijë do t’i përfitojnë edhe ata fëmijë që kanë lindur në vitin 2012.

Aplikimi për të përfituar nga këto shtesa hapet sot.

“Sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova.