Kurti: 80 për qind e punëtorëve të sektorit privat po e mbushin buxhetin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se 80 për qind e punëtorëve në Kosovë janë të punësuar në sektorin privat.

Kurti gjatë një konference për medie, duke iu referuar grevës së mësimdhënësve, është shprehur se nga një kërkesë e vetme nuk duhet të falimentoj shteti, shkruan Telegrafi.

“80 për qind e punëtorëve në Kosovë janë më sektorin privat, ata e mbushin buxhetin, 20 për qind e tyre janë në atë publik”, tha Kurti.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk janë të gjithë mësimdhënës, mua më duhet një qasje më universale, derisa unë ballafaqohesha me një kërkesë partikulare. Nuk duhet të falimentoj shteti, insistimi i tij është moskokëçarje”, përfundoi ai.

Kujtojmë se sektori i arsimit ndodhet në grevë, pasi SBASHK-u po kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga.