“Mos Paguaj”, fushata më e re në Britani kundër kostos së lartë të jetesës

Ndërsa paralajmërimet rreth faturave të larta të energjisë në Britani rriten nga dita në ditë, një organizatë aktivistësh po u kërkon konsumatorëve që thjesht të hyjnë në grevë.

Don’t Pay(Mos Paguaj) shpreson të grumbullojë një milion mbështetës të cilët do të anulojnë pagesat e tyre direkte ndaj kompanive të energjisë në masë më 1 tetor. Që nga mesi i qershorit lëvizja ka tërhequr më shumë se 130,000 mbështetës.

“Mos Paguaj” është njëra nga një sërë protestash kundër kostos së lartë të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar. Avokatët, drejtuesit e trenave dhe punonjësit e postës po bëjnë grevë për përmirësimin e pagave dhe kushteve, me infermierët dhe mësuesit që votojnë gjithashtu për të ndërmarrë veprime.

Reklama e sponzorizuar

Fushata “Mos Paguaj”, i përngjason në histori grevës së pagesave ‘Nuk mund të paguaj, nuk do të paguaj’ pas përpjekjes së dështuar të Margaret Thatcher për të futur taksën e votimit në fund të viteve 1980. Por, lëvizja është quajtur “e papërgjegjshme” nga qeveria, e cila nxori paralajmërime se mund të dëmtojë rezultatet financiare të kompanvie energjetike dhe të çojë në pagesa më të shtrenjta të karburantit. /Financial Times/