Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të martën se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
“Sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.