Shkon mbi 4 miliardë euro vlera e kredive të lëshuara nga bankat

Logot e disa prej bankave komerciale që operojnë në Kosovë

Pesë miliardë euro është vlera e depozitave që kosovarët ua kanë besuar bankave komerciale, duke arritur rekord për herë të parë që nga paslufta.

Prej këtyre 5 miliardëve, sipas raporteve të BQK-së, depozita të ekonomive familjare janë 3 miliardë e 451 milionë euro, 957 milionë euro të korporatave jo financiare dhe 260 milionë euro të korporatave tjera financiare.

Nga ana tjetër, vlera totale e kredive të lëshuara ka arritur në 4 miliardë e 164 milionë euro. 

Reklama e sponzorizuar