Prej dje pasdite dhe në dy ditët në vijim, blloku 1 i TEC Manastir është shkyçur nga sistemi elektrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndërprerja afatshkurtër e funksionimit ka për qëllim rritjen e besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së impiantit, njoftojnë nga EMV.
Nga atje kujtojnë se sivjet, duke pasur parasysh krizën energjetike, TEC Manastir nuk do të bëjë remonet klasike të blloqeve, por do të shfrytëzojë mundësitë për operacione tekniko-teknologjike për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e impianteve prodhuese sipas rrethanave. Në ndërkohë, Blloku 2 i TEC Manastir vazhdon të punojë.
“SH.A. EMV siguron nevojat për energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël ekskluzivisht nga prodhimi i vet. Energjia elektrike nuk importohet dhe as në ditët në vijim nuk planifikohet të importohet energji elektrike nga jashtë”, thuhet në njoftim.