Thellohet deficiti tregtar i Kosovës, shkon në 441 milionë euro në gusht

Fotografi ilustruese

Raporti mes importit dhe eksportit të mallrave në Kosova, vazhdon të ketë disbalancë të madhe.

Në bazë të të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti i mallrave në muajin gusht 2022 kishte vlerën 84,8 milion euro, ndërsa importi shënoi një vlerë rekorde prej 526,8 milionë eurove.

Sipas ASK-së, kjo është një rritje prej 30.6% për eksport si dhe 26.2% për import, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2021, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, deficiti tregtar i Kosovës në këtë periudhë arriti në 441.9 milionë euro, nga 352.6 milionë euro sa ishte deficiti tregtar i Kosovës në muajin gusht të vitit 2021. Këto shifra tregojnë për një deficit më të lartë për 25 për qind në muajin gusht 2022, krahasuar me gushtin 2021. /Buletini Ekonomik/