Bursat europiane zgjerojnë humbjet – Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave

Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tashmë investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave. Një ditë më parë, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje, në totalin e 1.5%.

Kompani, si Shell dhe Apple tejkaluan parashikimet e analistëve me fitimet e tyre për tremujorin e tretë të vitit, ndërsa fitimet e Meta, Heineken dhe Samsung rezultuan në rënie. Shumica e sektorëve janë në rënie, por humbjet më të mëdha i realizon sektori bankar dhe ai i teknologjisë. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie me rreth 0.4% në sesionin e fundit të javës, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë.

Gjatë tregtisë aziatike, aksionet e Samsung ranë me rreth 3%, për shkak se fitimet e kompanisë rezultuan poshtë parashikimeve të analistëve. Ndër zhvillimet e tjera, Banka e Japonisë njoftoi se do të blerë sasi të pakufizuara të bonove të qeverisë japoneze me një normë fikse, në mënyrë që t’i mbajë yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pranë zeros.

Reklama e sponzorizuar