Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Po luftohet korrupsioni, investimet e huaja po rriten

Pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumëanshme. Kështu u tha në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim ky i The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për më pak se dy vjet kur e kanë marrë mandatin janë bërë përparime të mëdha. Ai përmendi luftën kundër krimit e korrupsionit, duke shtuar se janë rritur investimet e huaj e janë hapur 40 mijë vende të punës.

Reklama e sponzorizuar

Fajin për krizën energjetike ai ia la atyre që kanë qeverisur me vendin qe nga pas lufta, duke thënë se ka pasur dështim për riparimin e termocentraleve.

“Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kurti teksa përmendi edhe aksionin e prokurorisë në Brezovicë.

“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”.

“Investimet e huaja janë rritur, kemi rritur 40 mijë vende të punës dhe e keni buxhetin më të madh ndonjëherë. Investitorët e huaj e kanë më lehtë për të investuar në Kosovë sepse nuk kanë më nevojë për t’i korruptuar autoritetet”.

“Edhe pse ka kriza që po e prekin botën, në Kosovë mund të menaxhohet më lehtë kjo krizë, dhe Kosova po e përballet me një krizë që po e prek shumë, si ngritja e çmimit të energjisë dhe atyre të produkteve esenciale. Në dy dekadat e fundit ka pasur mungesë të gjenerimit të energjisë dhe tregon dështimin për riparimin e termocentraleve”, tha tutje Kurti.

Mario Bikarski, ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha se vendet e rajonit mund të përballen me mungesë të energjisë dhe se inflacioni ka ndikuar shumë te bizneset.

“Inflacioni është duke ndikuar në shumë biznese e sidomos në ato që janë të varura nga energjia. Vendet e rajonit mund të përballen me mungesë të energjisë, të cilët atakohen nga ngritja e çmimeve”.

Temë diskutimi në këtë samit është pushtimin rus në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve që po e çojnë botën në kriza të shumëfishta.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe oficeri i lartë i Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Pjesë e folësve do të jenë dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli etj./EO/