Kurti thotë se janë shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë e misër gjatë këtij viti në Kosovë

Fusha të mbjella me grurë në Kosovë (Ilustrim)

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë këtij viti është rritur për 15.5 për qind sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91 për qind ajo me misër.

Sipas Kurtit, krahasuar me vitin 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216 për qind për hektar, kurse për atë të misrit 119 për qind për hektar.

Reklama e sponzorizuar

“Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5 për qind sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91 për qind ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216 për qind për hektar, kurse për atë të misrit 119 për qind për hektar”, shkruan Kurti në Facebook.