Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas Udhëzimit Administrativ të miratuar nga Qeveria për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, gjatë ditës së sotme, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (Dizel) është 1.79 euro, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.41 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.75 euro për litër.
Sipas Ministrisë së Tregtisë, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 15/10/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Buletini Ekonomik/