Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, deklaroi të enjten se kanë pranuar rreth komente nga rreth 80 institucione lidhur me Projektligjin për paga dhe atë për zyrtarët publikë.
Të gjitha këto komente tha se po bëjnë të pamundurën që sa më shpejtë të përfundojnë me shqyrtimin e tyre dhe pastaj projektligjet t’i dërgojnë për miratim në Qeveri dhe Kuvend.
Ndërsa, sa i përket koeficientit për paga, Dobra deklaroi se do të caktohet bazuar në buxhetin e vitit 2023.
“Koeficientet janë caktuar duke marrë për bazë disa kritere, pra është institucioni ku punoni, pozitën dhe përgjegjësinë që keni sikurse edhe kualifikimet. Mandej, koeficienti përcakton vetëm bazën bazë dhe paga bazë nuk mund ta marrë parasysh përvojën. Pra, pagës bazë i shtohen çështje tjera si në këtë rast përvoja e punës”, u shpreh ai në një konferencë për media.