Qeveria propozon ndarjen e shtesave për pensionistët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, e cila pritet të mbahet nga ora 10:00, do të ndaj 100 euro shtesë për pensionistët, në kuadër të masës 3.2, mbështetja për pensionistët, shkruan Paparaci.

Megjithatë, nga masa 3.2 pritet që familjet me asistencë sociale të mbështeten me 30% mbi nivelin e rregullt.

Javë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media kishte thënë se rreth 300 mijë familje do të ndihmohen me këtë shtesë.

Reklama e sponzorizuar

Madje, ai kishte deklaruar se këto shtesa po ndahen për të përballuar ngritjen e çmimeve në vend.

Ndryshe, edhe në nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte marr vendim për ndarjen e 100 eurove për këtë kategori.