A e dini se 44% e faturës tuaj mujore shkon për bojler gjatë gjithë vitit?

KEDS dhe Kesco kanë njoftuar vazhdimisht se 44% e shpenzimit të energjisë elektrike në faturat mujore shkon për bojler gjatë gjithë vitit.

Ata kanë radhitur pajisjet shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike.

44% e faturës mujore gjatë gjithë vitit do të shkojë për bojler, pa u llogaritur shpenzimi për ngrohje.
Gjatë dimrit, sipas tyre, pas nxemëses, bojleri është pajisja e dytë që shpenzon më së shumti energji elektrike te konsumatorët shtëpiakë. Ndërsa gjatë verës, bojleri zë vendin e parë si pajisja që shpenzon më së shumti energji elekrike.
Për të kursyer energji elektrike, KEDS dhe Kesco sugjerojnë të:
-Lini bojlerin ndezur gjatë natës, saktësisht pas orës 22:00 (tarifa e ulët gjatë dimrit)
-Gjatë ditës ndizni bojlerin vetëm sipas nevojës.
*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiakë.