Shtrenjtohet nafta në Kosovë

Fotografi ilustruese

Çmimi i derivateve ka filluar të ngritet, pas një kohe që kishte rënie si të benzinës, si të çmimit të naftës.

Sipas çmimores së publikuar nga MINT, një litër naftë ka arritur në 1.78 euro, apo 2 cent më shumë se dje, që ishte 1.76 euro litri.

Tavani për benzinën sot është 1.40 euro, njëjtë sikurse dje, ndërsa çmimi maksimal për produktin Gas sot është 0.75 euro litri.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, pas rritjes së çmimit të derivateve në bursat ndërkombëtare, Shoqata e Naftëtarëve ka paralajmëruar rritje edhe në Kosovë. /Buletini Ekonomik/