Shqiptarët në të gjithë botën sot festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Për ta festuar këtë ditë, në kryeqytetin e Kosovës është hapur panairi “Blej Shqip”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos harrojnë vlerat e traditat tona kombëtare dhe t’i kultivojnë ato.
“Është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos harrojnë vlerat e traditat tona kombëtare dhe t’i kultivojnë ato! Panairin mund ta vizitoni deri më datën 29 nëntor, tek sheshi ‘Nënë Tereza’”, ka shkruar ai.