KEDS zë 187 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet  dhe nën distriktet janë kryer 1963 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 187 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Reklama e sponzorizuar

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.