Kosova vazhdon të jetë realisht e varfër

Për varfërinë reale të Kosovës flasin edhe këto fakte: Të dhënat më të fundit nga ASK-ja rreth statistikave të mirëqenies sociale në Kosovë, tregojnë se vetëm deri në fund të muajit qershor të këtij viti, kanë qenë të regjistruara gjithsej 25 mijë e 444 familje në skemën e ndihmës sociale (raste sociale, pra), me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 18 për qind e popullatës në Kosovë jeton në varfëri, me më pak se 2 euro në ditë ndërsa 5 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme ose me më pak se 1.50 euro në ditë.

Buletini Ekonomik

Kosova në rrethanat aktuale shoqërore dhe ekonomike jo vetëm që nuk po arrinë ta zbus varfërinë, por ç’është më keq, po e thellon atë. Situata e rëndë politike e ndikuar ndjeshëm nga raportet e pazgjidhura me Serbinë dhe përqëndrimi më i madhë i politikës dhe krerëve të shtetit në këtë plan, domosdo që i kanë margjinalizuar ndjeshëm proceset ekonomike, dhe në këtë kontekst, edhe aktivitetin e shumë dikastereve përkatëse dhe kompetente për t’u përqëndruar më shumë te ecuritë ekonomike dhe sociale.

Reklama e sponzorizuar

Ka shumë gjasë që situata politike e ndërlikuar nga raportet me fqinjin verior, po shërben jo pak në apatinë dhe inferioritetin e dikasterëve dhe krerëve të tyre, tek të cilat politika nuk do të duhej të kishte ndikim edhe aq të madh. Thjesht këto dikastere dhe krerët e tyre, po e kamuflojnë paaftësinë e tyre, dembelinë e skajshme të tyre dhe vendnumërimin në zhvillimet ekonomike, pra edhe të zbutjës së varfërisë edhe me faktin se ata ka kohë, praktikisht qëkur është intensifikuar aktiviteti politik dhe bisedimet në nivel më të lartë Kosovë-Serbi, sikur nuk ka kush as t’i kontrollojë, as t’i orientojë për ta kryer si duhet punën e tyre. Thjesht, në dikasteret që kanë kompetencë dhe detyrë marrjen me zhvillime ekonomike, ka ngecje, mund të ndodhë të ketë edhe prapakthim.

Dhe, Kosova vazhdon të jetë sot e kësaj dite realisht e varfër. Është më e varfëra në rajon. Vetëm Shqipëria është shumë pranë, për nga varfëria. Më konkretisht, edhe sipas të dhënave për renditjën e shteteve të botës nga i pasuri tek më i varfëri për 2022-ën, të publikuara në prill të këtij viti, Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori. Revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i pasuri tek më i varfëri për vitin 2022. Shifrat i referohen Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në publikimin “Prespektiva Ekonomike Botërore, prill 2022”.

Sipas këtyre të dhënave, për gjysmën e parë të vitit 2022, Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori. Shqipëria renditet e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë me PBB për frymë me 17,383 dollarë. Matja e vendeve të pasura dhe të varfër bëhet referuar PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse. Produkti i brendshëm bruto është i konvertuar në dollarë ndërkombëtarë duke përdorur normat e barazisë së fuqisë blerëse.

Sipas renditjes, Kosova dhe Shqipëria janë më të varfërat në rajon, duke u radhitur në vendet 105, përkatësisht 90. Mali i Zi kryeson në rajon si vendi më i pasur me PBB më të lartë për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse. Renditet në vend të 69-të në botë me 24,878 dollarë. Më pas vjen Serbia dhe Maqedonia e Veriut të renditur në vend të 72 dhe 78 respektivisht. Bosnje Hercegovina në këtë renditje qëndron në vend të 88-të me 17,471 dollarë për frymë.

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind. Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë. Gjithnjë sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Për varfërinë reale të Kosovës flasin edhe këto fakte: Të dhënat më të fundit nga ASK-ja rreth statistikave të mirëqenies sociale në Kosovë, tregojnë se vetëm deri në fund të muajit qershor të këtij viti, kanë qenë të regjistruara gjithsej 25 mijë e 444 familje në skemën e ndihmës sociale (raste sociale, pra), me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë.

Në Ditën Botërore për çrrënjosjen e varfërisë, u tha sërish se në Kosovë varfëria,vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 18 për qind e popullatës në Kosovë jeton në varfëri, me më pak se 2 euro në ditë ndërsa 5 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme ose me më pak se 1.50 euro në ditë.

Ndryshe, të dhënat më të fundit nga ASK-ja rreth statistikave të mirëqenies sociale në Kosovë, tregojnë se vetëm deri në fund të muajit qershor të këtij viti, kanë qenë të regjistruara gjithsej 25 mijë e 444 familje në skemën e ndihmës sociale, me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë.

Analistët e fushës së ekonomisë kërkojnë nga qeveria që të investojë më shumë në përforcimin e sektorit privat, që konsiderohet si indikator kryesor për zbutjen e varfërisë. Çmimet e të gjitha produkteve, e sidomos të atyre elementare ushqimore (mielli, buka, vaji, sheqeri, vezët etj), përditë shënojnë ngritje enorme të reja. Inflacioni aktualisht ka arritur diku afër 13 për qind.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, nga muaji shtator në muajin tetor është shënuar 0.9% inflacion. Në këtë mënyrë, sot sigurimi minimal i ekzistencës për shkak të çmimeve enorme të shportës familjare dhe për shkak të pagave të ulëta, sidomos në sektorin privat, janë bërë sfidë e papërballueshme për shumë famije anekënd vendit. Krahasuar me tetorin e e vitit 2021 më tetorin e 2022-tës, lëndët djegëse kanë shënuar ngritje 56%, vajrat ushqimore mbi 40%, buka e drithërat 30%, qumësht e produkte të qumështit dhe vezë 27% ndërsa karburantet 20%.

“Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind. Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 120 mijë janë të papunë. Gjithnjë sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë. Përkundër këtyre fakteve që flasin për varfërinë e madhe në Kosovë, çmimet e të të gjitha produkteve, e sidomos të atyre elementare ushqimore (mielli, buka, vaji, vezët, sheqeri etj), siç u tha më lartë, për ditë shënojnë ngritje të reja.

Kosova tashmë garon goxha fortë me shtetetet e fuqishme financiare sa i përket çmimeve dhe ato, janë të përafërta, madje edhe përtej çmimeve të shteteve të fuqishme të botës. Rritja e pagave është nevojë urgjente në sektorin publik dhe atë privat në Kosovë, vlerësojnë njohësit e ekonomisë në vend. Sipas tyre, rritja e pagave do të ndihmonte në rritje të konsumit, prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Qeveria e Kosovës, por edhe bizneset duhet të rrisin pagat në raport me inflacionin, theksojnë analistët dhe njohësit e rrethanave. Por, Kosova me këtë stadë të yhvillimit ekonomik dhe me mungesë evidente të parave nuk e ka të lehtë të rritë pagat, edhe pse dihet se çdo rritje e pagës, shton konsumin dhe prodhimin në vend. Instituti për Studime të Avancuara GAP në raportin “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve?“ ka vlerësuar se rritja e ndjeshme e çmimeve po e rëndon mirëqenien e familjeve në Kosovë, derisa sfiduese do të jetë dhe furnizimi me energji elektrike në muajt në vijim. GAP me anë të një raporti ka kërkuar miratimin e Ligjit të ri të Pagës Minimale dhe heqjen e tatimit për gazin e peletin. “Krahas masave aktuale të Qeverisë, është e duhur që të miratohet paga e re minimale e cila do të ndikonte rreth 106 mijë punonjës të sektorit privat. Po ashtu, të konsiderojë lirimin nga obligimet tatimore për gazin dhe peletin, çmimet e të cilave parashihet të kontrollohen përmes ligjit të ri”, thekson GAP në raport, duke kostatuar se “politika e kontrollit të çmimeve mund të dëmtojë sektorët e ndikuar”. “Nëse problemi me inflacionin shndërrohet në problem afatgjatë, politika e kontrollit të çmimeve mund të dëmtojë sektorët e ndikuar, siç tregojnë gjetjet nga vendet e tjera të cilat kanë aplikuar masa të ngjashme. Me Ligjin e miratuar nga Kuvendi, do të preken sektorë që së bashku kanë qarkulluar mbi 1.1 miliard euro në vitin 2021 apo sa 15 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për atë vit. Praktikat e vendeve tjera tregojnë që kontrolli i çmimeve si instrument për uljen e inflacionit është jo-efektiv, meqë pas heqjes së kufizimeve, çmimet kanë tendencë të rriten menjëherë”, thuhet në raport. GAP rekomandon forma të tjera të ndihmës ndaj qytetarëve, që kryesisht parashohin uljen e normave tatimore ose heqjen e TVSH dhe akcizës për disa produkte./Buletini Ekonomik