Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro, ka miratuar mbrëmë në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Kundër miratimit të buxhetit votoi vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ndërsa deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimi.
Ai ishte shprehur se ky projekt buxhet dëmton sigurinë e vendit dhe se po anashkalon veteranët e luftës, sigurimin e policisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas përfundimit të kësaj pike, kryetari i Kuvendit, mbylli punimet e seancës plenare.
Buxheti i Kosovës për vitin 2023 pritet të jetë 3,2 miliardë euro, ishte miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës e cila është mbajtur gjatë muajit tetor të këtij viti, kurse në seancën e sotme është miratuar në parim.
Ndërkohë, Kuvendi nesër sërish do të mblidhet në orën 13:00, ku do të ketë debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi.