Mbi gjysmë miliardi, vlera e importit të Kosovës nga Turqia

Turqia ka eksportuar mallra në vlerë të 17.29 miliardë dollarëve brenda 10 muajve të vitit 2022 nëpër vendet e Ballkanit.

Vetëm në Kosovë, Turqia ka eksportuar 520.38 milionë dollarë mallra brenda kësaj periudhe, ka raportuar Anatolia.

Rumania prin më 5.22 miliardë dollar import, pasuar nga Bullgaria me 3.76 miliardë, Greqia 2.38 miliardë, Serbia 1.43 dhe më pas Sllovenia prej 1.36 miliardësh.

Reklama e sponzorizuar

Nën një miliardë vlerë importi është Shqipëria me 836.63 milionë dollar, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 602.47 milionë, pastaj vjen Maqedonia e Veriut me 537.75 milionë, Kosova me 520.38, Kroacia 482.64 milionë dhe Mali i Zi më së paku me 128.12 milionë.

Sektori i materialeve dhe produkteve kimike janë sektorët që prijnë në shitje në vendet e Ballkanit.