Rizvanolli: Ndriçimi dekorativ për festat e fundvitit do jetë me kufizime, shkak kriza energjetike

Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medie foli për ndriçimin dekorativ për festat e fundvitit.

Ajo tha se nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, raporton Ekonomia Online. Rizvanolli sqaroi se po planifikojnë që të ndërmarrin masa për kufizimin e kohëzgjatjes dhe masës së ndriçimeve dekorative.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, ose për mosndriçim gjatë festave të fundvitit, në masat obligative të kursimit që i kemi votur në Qeveri para rreth një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ”, u shpreh ajo.

“Sa i përket ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa, duke kufizuar kohëzgjatjen, por edhe masën në të cilën shfrytëzohen. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”.