Rritja e faturave të energjisë në Britani të Madhe e çon inflacionin në nivelin më të lartë në 41 vjetët e fundit

Kostot e larta të faturave të energjisë po i shtyjnë çmimet në Britani të Madhe të rriten me ritmin e tyre më të shpejtë në 41 vitet e fundit.

Inflacioni, norma me të cilën rriten çmimet, në muajin tetor arriti në 11.1 për qind nga 10.1 për qind që ishte në shtator.

Reklama e sponzorizuar

Faturat në rritje të energjisë ishin pas rritjes së çmimeve, së bashku me kostot e larta të për ushqim dhe transportit.

Rritja e kostos së jetesës po “shtrydh” buxhetet e familjeve dhe ka të ngjarë që këtë vit ta shtyjë Britaninë në recesion ekonomik.

Shifra e fundit e inflacionit është më e larta që nga tetori 1981.

Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) theksoi se pavarësisht se qeveria kufizoi rritjen e faturave të energjisë në tetor përmes skemës së Garancisë së Çmimeve të Energjisë, çmimet e gazit dhe energjisë elektrike ishin ende forca shtytëse pas inflacionit.

Megjithatë, ONS vlerësoi se pa mbështetjen për faturat, shifra e inflacionit do të ishte rritur deri në 13.8 për qind.

Kostot më të larta të energjisë prekin bizneset si dhe familjet dhe rritja e faturave ka detyruar disa firma të rrisin çmimet e tyre.

Përveç energjisë, çmimi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike gjithashtu u rrit, me kosto prej 16.4 për qind në muajin tetor.