84.4% e qytetarëve kërkojnë që të lejohet tërheqja e Trustit

Fotografi ilustruese

EURO n’7 ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO CONSULTING dhe ka mxjerrë të dhëna shumë shqetësuse për rrjedhat ekonomike të vendit.

Fillimisht Partia Demokratike e më pas inciativa qytetare, kanë kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të tërheqin edhe njëherë një përqindje të caktuar të kursimeve të Trustit Pensional.

Qeveria dhe deputetët e shumicës kanë qenë kategorik kundër kësaj kërkese, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe jo kërkesë të qytetarëve.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa që hulumtimi i UBO CONSULTING për nevoja të emisionit EURO n’7, tregon se 84.4% e qyteravëve kanë votuar pro tërheqjes së sërishme të një përqindjeje të Trustit Pensional.

Profesor Mustafë Kadrijaj, duke komentuar këto të dhëna shtoi se qeveria për inate politike nuk ka lejuar tërheqjen e një përqindjeje të Trustit Pensional, ndërsa shifrat e dala nga hulumtimi tregojnë nevojën jashtëzakonisht të madhe të qytetarëve për të pasur më shumë mjete për të kaluar muajin.

Në anën tjetër, ekonomisti Valon Prestreshi pohon se tërheqja e një përqindjeje të Trustit dëmton sistemin pensional, por që qytetarët kanë shtruar këtë kërkesë për shkak të paaftësisë së qeverisë për të reaguar me masa adekuate, si ulja e TVSH-së apo largimi i përkohshëm i akcizës, për përballje me rritjen enorme të çmimeve.