Brezat e rinj janë gati ta lënë punën nëse shefat i trajtojnë keq apo nuk ndihen të lumtur

Të kesh një punë është pashmangshmëria groteske e jetës bashkëkohore në një shoqëri kapitaliste. Ne punojmë për të ngrënë, për të paguar qiranë dhe për të bërë gjëra argëtuese — dhe, aktualisht, duhet të bëjmë edhe më shumë për të mbijetuar me minimumin e nevojshëm. Sistemi është i prishur dhe ne të gjithë e dimë këtë.

Por prej tij vjen një lajm inkurajues: prioriteti i vetes nga Gjenerata Z. Një studim i ri nga Randstad, i publikuar në Business Insider, tregon se brezi i ri i sotëm do të linte shpejt një punë, ku është i pakënaqur, duke i lënë me gishtë në gojë shefat që e trajtojnë stafin e tyre si skllevër.

Ideja për të bërë kompromise për të marrë ose bërë punën është metodë e së shkaurës.

Reklama e sponzorizuar

Sipas sondazhit të Randstad, 56% e Gjeneratës Z dhe Mijëvjeccarëve do të linin punën e tyre nëse kjo do t’i pengonte jetën e tyre personale, ose nuk do ta pranonin në radhë të parë nëse do të kishin probleme me politikën sociale ose mjedisore të kompanisë.

Në një deklaratë, CEO i “Randstad”, Sander Noordende tha se “të rinjtë duan të vijnë plotësisht në punë, gjë që reflektohet në vendosmërinë e tyre për të mos kompromentuar vlerat e tyre personale kur zgjedhin një punëdhënës”. Pra, çfarë do të thotë kjo? Si fillim, është një tregues se dinamika e fuqisë ka ndryshuar. Duke qenë se ndryshimi është brezor dhe jo individual, mendësia jonë kolektive ka filluar t’i detyrojë punëdhënësit të zgjohen: nëse nuk mund të bëni askënd të përkulet ndaj kërkesave tuaja, do t’ju duhet të përkuleni në drejtim të kundërt.

Ekziston edhe faktori i shtuar i rreziqeve sociale në botë, që filloi si një lodhje mendore dhe fizike për shkak të pandemisë, konflikteve globale dhe katastrofës klimatike. Jeta për shumë prej nesh është shumë e shkurtër për t’u shpenzuar duke bërë punë që nuk duam t’i bëjmë. Në fakt, kursimi, ose përpjekja për të gjetur mënyra të tjera më pak shfrytëzuese për të financuar stilet tona të jetesës (ndoshta një justifikim për bumin e rrjetit social “OnlyFans”), është bërë gjithnjë e më tërheqëse ndërkohë. Dhe fatmirësisht, lumturia dhe kënaqësia janë shfaqur si prioriteti ynë kryesor.

businessmag.al