Mungesa e deputetëve e pamundëson shqyrtimin e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik

Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere

Kryetari i komisionit, Armend Muja, në fillimin e mbledhjes ka konstatuar se nuk do të vazhdojnë me diskutimin e pikave të rendit të ditës pasi mungojnë një pjesë e deputetëve.

“Mbledhja mund të mbahet sot pasdite, apo edhe nesër, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Muja, ka raportuar Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

Sot pritej të shqyrtoheshin Raporti me Rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.