Rukiqi: Si po e mbyllim vitin 2022, në aspektin ekonomik

Berat Rukiqi- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Njohësi i ekonomisë, Berat Rukiqi, ka identifikuar tri probleme kryesore në fushën e ekonomisë, me të cilat po mbyllet viti 2022.

Ai ka përmendur inflacionin e lartë, mungesën e investimeve kapitale dhe investimeve.

Statusi i plotë:

Reklama e sponzorizuar
  1. Rritje e shkalles së rrezikut politik, si pasojë e ngjarjeve te fundit, në veri. Kjo do të përkthehet, në zvogëlim të mëtutjeshëm të mundësive për investime të jashtme direkte;
  1. b) Asnjë projekt i ri infrastrukturor dhe nivel dramatik, i mosrealizimit të investimeve kapitale. Mjetet që Qeveria i ka mbledh nga taksapaguesit, në “mirëbesim”, për t’i kthyer në shkolla më të mira, në më shumë çerdhe, në më shumë siguri energjetike, në më shumë kushte infrastrukturore për të bërë biznes, etj, të njejtat ka vendosur t’i mbaj të “fjetura”, me nje zhvleresim vjetor, rreth 20%;
  1. c) Me inflacionin më të lartë, në periudhën e pasluftës. Çdo artikull bazik, sot e blejmë, se paku 20% më shtrenjtë, se vitin e kaluar.