Sa familje përfituan subvencionime për kursim të rrymës në nëntor?

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë procesuar paratë për muajin nëntor për ata që kursyen rrymën.

“Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe paratë për muajin nëntor dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11””, ka shkruar Murati.

Për nëntor, Murati tha se janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

|Çdo kË i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.