Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencën përmbyllëse të vitit, raporton Ekonomia Online. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se Qeveria e vendit nuk i ka marrë për bazë paralajmërimet e tyre për tkurrje ekonomike që sipas tij, nga 10.7% ka rënë në 3%.
Të rëndë ai po e konsideron gjendje ekonomike, duke shtuar se shtrenjtimi i produkteve shkoi deri në mbi 30 për qind dhe se 23 për qind e qytetarëve jetojnë me më pak se 2 euro në ditë.
Shahin i ka rekomanduar Qeverisë që të hartoj një strategji për zhvillimin e vendit me qëllim luftimin e informalitetit e varfërisë e të mbështes dhe t’i mbështesë prodhuesit me politika adekuate e dhe jo vetëm me konferenca.
“AKB shënoi 20-vjetorin e themelimit të saj, mbajti zgjedhjet ku 70 për qind u zgjodhën anëtarë të kryesisë së re. Organizuam javën të bizneseve Kosovar me moton ‘Unë konsumoj produkte vendore, po ju’.
“Ekonomia e vendit pati tkurrje në krahasim për vitin 2021, ku kjo tkurrje ishte në rënie tre për qind nga ajo që ishte 10.7 në vitin 2021. AKB e ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se do të ketë tkurrje qysh në fillim të vitit, por Qeveria nuk morri asnjë hap për të tejkaluar ose për të zvogëluar këtë rënie të lehtë ekonomike”.
“Inflacioni shënoi rritje për 20 për qind. Devalvimi ishte afërsisht 14 për qind, bankat shënuan rritje të kamatave mbi 6 për qind, dhe kjo e bëri që qytetarët, biznesi dhe konsumatorët të paguajnë çdo send më shtrenjtë. Shtrenjtimi i produkteve në Kosovë mesatarisht ishte mbi 30 për qind. Kurse informalitetit ishte rreth 35 për qind. Kjo e bëri që të rritet edhe papunësia mbi 85 për qind e të papunëve. Varfëria u rrit dhe këtë e thotë banka botërore ku 23 për qind e qytetarit jeton në më pas se 2 euro në ditë”.
“Poashtu Kosova po e lënë këtë vit mbrapa pa e thirrur asnjëherë Këshillin Kombëtar për Zhvillim ekonomik e cila është ekskluzivitet i zyrës së Kryeministrit, dhe kjo e ka bërë që t kemi jo politikë të hovshme zhvillimore për arsye të mungesës së dialogut privat publik. Kosova tash po e mbyll këtë vit dhe po i lënë në balancë bankare mbi 700 milion euro mjete të bllokuara këtu të cilat ishin të dedikuara për investime kapitale. E gjithë kjo e bëri që të kemi rënie edhe më të thellë ekonomike në vend”
“Prandaj Qeverisë së Kosovës i rekomandojmë që për vitin 2023 t’i ndërmerr disa hapa. Së pari të hartoj një strategji për zhvillimin e vendit, të hartojë një strategji për luftën e informalitetit dhe varfërisë e cila është dhe po thellohet edhe më shumë. Të mbështet ekonomit vendore dhe politikat adekuate praktike dhe jo e jo vetëm me konferenca”.