Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

Në pamje të parë, të udhëtosh botën duket shumë e shtrenjtë, por ka shumë mënyra sesi ju të bëni pushime fantastike pa u shqetësuar për llogarinë tuaj bankare.

1. Rezervoni biletën muaj përpara

Edhe pse duket si një këshillë klasike udhëtimi, është shumë e rëndësishme. Duke u bazuar tek Skyscanner, muajt më të lirë për të bërë rezervime janë Nëntori dhe Maji. Sa më parë të rezervoni, aq më e lirë është bileta.

Reklama e sponzorizuar

2. Vini re paketat (Package Deals)

“Package Deals” janë një mënyrë praktike për të kursyer para. Arsyeja se pse këto paketa ekzistojnë është që diçka jo e shitur të shitet me atë më të shiturën. Për këtë arsye, mendoj se ju duhet të bëni kërkime përpara se të bleni këto paketa.

3. Fokusohuni në periudhat kalimtare

Nëse po kërkoni për një vend specifik për të udhëtuar, si një plazh ose një resort skish, atëherë të shkuarit gjatë stinëve të ndërmjetme do t’ju kursejë goxha. Jo vetëm koha do të jetë e këndshme, por nuk do të rrethoheni nga grupe të tjera turistësh.

4. Mësoni të gatuani

Ndoshta mënyra më e mirë për të kursyer është duke gatuar vetë. Dita ka tre vakte, imagjinoni nëse do të hanit jashtë për secilën prej tyre.

5. Kthejeni në një udhëtim pune

Kompromisi midis punës dhe udhëtimit është një udhëtim pune. Mundohuni të bindni shefin tuaj që të shkoni në ndonjë konferencë ose takim jashtë shtetit. Kjo do të ishte një shkëputje efektive nga rutina e përditshme, por pa u shkëputur kompletisht nga puna.

6. Sa më shumë aq më mirë

Një mënyrë fantastike për të kursyer para është që të marrësh njerëz të tjerë me vete. Kjo varet shumë nga njerëzit që do të donit të kishit me vete në pushime, por duke udhëtuar me një grup kostot ulen shumë.

7. Shmangni “kurthet” e turistëve

Nuk po them që të mos vizitoni vendet popullore, por duhet të kuptoni që kur udhëtoni, ka shumë skema marketing-u që t’ju zhvasin gjatë pushimeve. Thjesht dhe pastër, shkoni vetëm aty ku doni të shkoni dhe kaq, mos u influenconi nga taktikat e industrisë të turizmit.

8. Fokusohuni në gjërat falas

Bota është e mbushur me gjëra 100% falas. Shumë pika turistike, aktivitete etj janë duke ju pritur, vetëm se duhet të dini ku të kërkoni. E di që është pak e konsumuar nëse them “gjërat më të mira në botë janë falas”, por në këtë rast, është e vërtetë.