SBASHK: E tmerrshme të ndëshkohen minatorët grevistë të “Trepçës”

Nexhat Llumnica, nga Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), tha se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagesën e vikendeve për punëtorët.

Sipas tij, ky vendim i ka kaluar të gjitha shkallët e gjykatave, mirëpo KEK-u nuk po e zbaton atë. Sipas tij, ky veprim po bëhet me vetëdije të plotë nga Bordi dhe menaxhmenti, duke konsideruar se ata po e keqpërdorin detyrën zyrtare.

Reklama e sponzorizuar

“E tmerrshme nëse ndëshkohen materialisht minatorët grevistë. Edhe për kundër shumë angazhimeve të djeshme në SBASHK na ka shqetësuar shumë informacioni se ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në ‘Trepçë’ paska marrë vendim skandaloz që të ndëshkojë 151 minatorë pse ata paskan bërë grevë të arsyeshme, sepse u janë vonuar pagat me të cilat ata mbajnë familjet, paga këto që i fitojnë me shumë mund e sakrifica e duke u përballur me të papriturat që vijnë në thellësitë e tokës”, thuhet në reagim.

Sipas SBASHK-ut, e gjithë anëtarësia e Sindikatës solidarizohet fuqishëm me minatorët e “Trepçës”.

“E gjithë anëtarësia e SBASHK-ut solidarizohet fuqishëm me minatorët e gjigantit ‘Trepça’ dhe i drejtohet zt. Enisit që të mos e vërë në jetë këtë ndëshkim. Ai duhet të kujtojë të tashmen, por edhe të kaluarën dhe historinë e ndritshme të minatorëve të ‘Trepçës’, që me sakrificë sublime e me grevën madhështore dikur ndihmuan që historia e Kosovës të ndërrojë kahe për të mirë”, vijon SBASHK-u.

Në fund, Sindikata e Arsimit fton ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv që të heqë dorë nga kjo ide e ndëshkimit.

“Ftojmë ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv në ‘Trepçë’ të heqë dorë nga kjo ide e ndëshkimit të padrejtë dhe të angazhohet që minatorët të marrin pagat e plota e me kohë”, përfundon reagimi.

Abdurrahmani ka bërë të ditur se 151 minatorë kanë bojkotuar punën, pasi kishin mbajtur grevë për mosekzekutimin e pagave për muajin korrik, ku për këta masa financiare do të jetë 176 euro për një punëtor për katër ditë bojkot.

Kujtojmë se minatorë e “Trepçës” kishin mbajtur grevë për disa ditë më radhë, pasi kishte pasur vonesa në ekzekutimin e pagave për muajin korrik.