Tregjet europiane zgjerojnë fitimet – Investitorët përgatiten për një recesion në vitin 2023

Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po tregohet të kujdesshëm për shkak të festave të fundvitit dhe presin të dhënat që do të publikohen gjatë vitit 2023. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa lëndët e para realizojnë fitimet më të mëdha, në rritje me 1.4%.

Tregjet po mbështeten nga vendimi i Kinës për të hequr karantinën për udhëtarët e huaj, duke filluar nga 8 janari. Kur kanë mbetur edhe tre sesione për këtë vit, aksionet globale janë përballur me një rënie gjatë 2022, pasi qeveritë dhe bankat qendrore ndërmorrën masa për të kontrolluar inflacionin e lartë, që u shkaktua nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tashmë, tregjet po përgatiten për një recesion në vitin 2023 dhe një periudhe të gjatë të rritjes së ngadaltë ekonomike. Wall Street pritet të realizojë vitin më të keq që nga 2008-a./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar