Ministria e Financave reagon pas lajmit për rritjen e tatimit në pronë për gati 100%

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

Sipas tyre, MFPT-ja, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit thotë se e përcaktojnë vetë komunat.

Në një njoftim për media nga kjo ministri, thuhet se Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, nga ministria në fjalë kanë thënë se edhe përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka, përcjell Buletini Ekonomik.

Vlerësimi i përgjithshëm i pronave, sipas tyre, kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim:

  • kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet);
  • intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme;
  • anketime të pronarëve të pronave;
  • intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral;
  • vlera të pronave që janë shpronësuar;
  • të dhëna të qirave; dhe
  • të dhëna nga kompani të ndërtimit.
  • https://tatimineprone-rks.org/vleresimi/

Nga ministria kanë theksuar se në vitin tatimor 2023, nuk do të zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave. Por, që nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore, do të tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar.

https://tatimineprone-rks.org/mesoni-me-shume-rreth/tatimi-ne-prone/tatimi-ne-toke/

Me rastin e vlerësimit të pronave rezidenciale, duke u bazuar në vlerën e tregut, në vegëzën e mëposhtme, ministria ka dhënë raportet e vlerësimit të pronave rezidenciale për secilën komunë.

https://tatimineprone-rks.org/publikimet/raportet-dhe-te-tjera/

“Për çdo ankesë ndaj vlerës së vlerësuar për pronën tuaj udhëzoheni të drejtoheni pranë Komunës tuaj për të paraqitur ankesë ndaj certifikatës së vlerës së vlerësuar, e cila pastaj shqyrtohet nga Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Financave. /Buletini Ekonomik/

https://tatimineprone-rks.org/forme/forme-ankese-ndaj-certifikates-se-vleres-se-vleresuar/